Ibra, afër rikthimit në Milan

08 nëntor 2019 | 14:41

Komisioneri i MLS, Don Garber pretendon se sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq do të kalojë te Milan.

Kontrata e suedezit me LA Galaxy është deri në dhjetor dhe ai tashmë ka lënë të kuptohet se është i interesuar për një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Juventusin, Interin dhe Milanin.

“Ai është 38-vjeçar dhe tani do të rekrutohet nga AC Milan, një nga klubet më të mira në botë. Ai është emocionues brenda dhe jashtë fushës. Do të doja ta shikoja përsëri, por kjo duhet të varet nga LA Galaxy”, ka thënë Garber.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Çmimeve…