Ibra i jep lamtumirën LA Galaxyt

14 nëntor 2019 | 13:48

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq i ka jep lamtumirën Major League Soccerit dhe tifozëve të Los Angeles Galaxy në mënyrën më origjinale të mundshme, vetëm ashtu si ai di ta bëjë.

Në një postim në “Twitter”, Ibra ka shkruar: “Unë erdha, unë pashë, unë pushtova, faleminderit Los Angeles Galaxy që më të bëtë të ndihem sërish i gjallë. Për fansat e Los Angeles Galaxy: Ju donit Zlatanin, unë ju dhashë juve Zlatanin. Ju jeni të mirëpritur, historia vazhdon, tani shkoni të shikoni bejsboll”. Një mbyllje e mesazhit në Twitter me një thumb në stilin origjinal që karakterizon Ibrën. Edhe Los Angeles Galaxy e ka falënderuar për 2 sezonet që suedezi mbajti veshur fanellën e tyre duke postuar një video në të cilën janë 52 golat që Zlatan realizoi me fanellën e skuadrës kaliforniane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, thënë se zgjedhja…