Ibra mungon kundër Unitedit

01 mars 2021 | 17:23

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviq, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Romës në kuadër të xhiros së 24-t të Serisë A.

“Rossonerët” arritën një fitore tejet të rëndësishme ndaj Romës në “Stadio Olimpico”. Por, pas fitores, në Milanello erdhi lajmi për një humbje tjetër. Bëhet fjalë për lëndimin e Zlatan Ibrahimoviqit, i cili pësoi një lëndim ndaj Romës.

Pas ekzaminimeve mjekësore të fundit, është konfirmuar se Ibra ka lënduar kofshën e majtë. Në raport bëhet me dije se edhe Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim, ndërsa Ante Rebiq është në gjendje të mirë. Suedezi do t’u nënshtrohet prapë ekzaminimeve mjekësore pas 10 ditësh, por kjo do të thotë që ai do ta humbë ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë nëntëvjeçar nga Kosova i ka shkruar letër presidentit…