Ibra: Nuk më nevojitet ‘Topi i Artë’ për të dëshmuar se jam më i miri në botë

13 dhjetor 2021 | 17:20

Zlatan Ibrahimoviqi ka thënë se nuk i nevojitet “Topi i Artë” për të dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë, si dhe zbulon fshehtësinë e jetëgjatësisë në futboll.

Sulmuesi suedez e paraqiti librin e vet “Adrenalina” gjatë një mbrëmjeje gala në Milano të dielën. Lionel Messi e fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë rekorde muajin e kaluar, ndërkohë që Ibrahimoviqi nuk ka qenë afër ta fitojë asnjëherë në karrierën e tij të gjatë.

Menaxheri i tij Mino Raiola ka thënë së fundmi se nuk e merr seriozisht këtë çmim për shkak se suedezi s’e ka fituar kurrë.

Por Ibrahimoviqi nuk pajtohet me të, pasi thotë: “‘Topi i Artë’ është i mirë. Por mua nuk më nevojitet ai për të dëshmuar se jam më i miri”. Të shtunën Ibra e shënoi golin e 300 në pesë ligat kryesore evropiane. Ai u bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtarët e vetëm me këtë arritje. I pyetur për fshehtësinë e jetëgjatësisë së tij në futboll, 40-vjeçari ka deklaruar: “Është mendësia. Unë stërvitem njësoj siç luaj. Çdo ditë është finale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar të hedhet në votim sërish Projektligji për ndryshimin…