Ibra refuzon të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

30 mars 2022 | 12:00

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se nuk është gati të pensionohet në karrierën e tij ndërkombëtare, ani se nuk do të luajë në Kupën e Botës të këtij viti. Suedia u përball me Poloninë mbrëmë në një “play-off” të Kupës së Botës, por golat e Robert Lewandowski dhe Piotr Zielinski bënë që suedezëve t’iu shuhet ëndrra për kualifikim të mëtutjeshëm.

Ibrahimoviq hyri në lojë në minutën e 79-të, por ai nuk mundi ta kthente rrjedhën për vendin e tij. Megjithatë, me ditëlindjen e 41-të të sulmuesit që po afrohet në tetor, ai u përball me pyetje mbi të ardhmen e tij me kombëtaren.

Ylli i AC Milan refuzoi të thoshte nëse humbja e së martës do të ishte ndeshja e tij e fundit për vendin e tij, pasi ai tha se do të dëshironte të vazhdonte të luante për Suedinë.

“Për sa kohë që mund të qëndroj i shëndetshëm, do të luaj dhe të kontribuoj diçka. Të gjithë janë të zhgënjyer. Është dëshpëruese, por është normale kur humbet. Të gjithë duan të luajnë Kupën e Botës dhe të përjetojnë një Botëror, por fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Ibra.

Ish-lojtari i Manchester United ka shënuar tetë gola në Serie A këtë sezon, por nuk ka arritur të shënojë për vendin e tij që nga viti 2015, shkruan DailyMail. Ibrahimoviq nuk luajti për Suedinë mes viteve 2017-2020, por ai nuk ka shënuar që nga kthimi në detyrën ndërkombëtare më 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se forcat ruse…