Ibrahimi: Kosova të qëndrojë në sferën euroatlanike të aleancave

08 prill 2021 | 12:11

Opinionisti Ilir Ibrahim e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos pranuar vaksinat kineze anti-Covid.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova duhet të qëndrojë në sferën euroatlanike të aleancave.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat e prodhuara në Kinë është i drejtë.

Kosova është dhe duhet të qëndrojë në sferën euroatlanike të aleancave dhe kjo duhet të shihet si një pozicionim i një rëndësie jetike nga të gjithë.

Kritikat se në kohëra të vështira duhet bërë sakrifica të tilla janë të pamenduara dhe qëllimkqija.

Në të njëjtën kohë, qeveria Kurti duhet të bëj të pamundurën për të siguruar sa më shpejt vaksinat e prodhuara dhe aprovuara në vendet euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka thënë se asgjë nuk…