Ibrahimi: Kurti ka shansin historik të bëjë kthesë në politikbërjen kosovare

03 janar 2018 | 12:13

Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, ka vlerësuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, njëherësh kandidati për kryetar të kësaj lëvizje, Albin Kurti ka një shans historik për të bërë një kthesë në politikbërjen kosovare.

Sipas tij, brenda Vetëvendosjes, ai mund të gjej forcën që të tejkalojë mospajtimet që kanë filluar të shfaqen, qoftë edhe duke sakrifikuar pozitën e të parit në parti.

Në rrafshin nacional, Ibrahimi ka thënë se Kurti mund të dërgojë një mesazh partneriteti te komuniteti ndërkombëtar, se ai mund të jetë partneri i tyre i ardhshëm.

“Në kohën kur treshja aktuale e udhëheqësve qartazi e kanë marrë një udhë të acarimit të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, Kurti mund të ishte alternativa e së ardhmes”, ka shkruar Ibrahimi, në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ilir Ibrahimit:

Albin Kurti ka një shans historik për të bërë një kthesë në politikbërjen kosovare. Në rrafshin e ngushtë, brenda subjektit të tij, ai mund të gjej forcën që të tejkalojë mospajtimet që kanë filluar të shfaqen, qoftë edhe duke sakrifikuar pozitën e të parit në parti.

Fundja Albini është lider i pakontestueshëm i VV-së edhe nëse nuk e mban formalisht pozitën e kryetarit të këtij subjekti. Në rrafshin nacional, ai mund të dërgojë një mesazh partneriteti te komuniteti ndërkombëtar, se ai mund të jetë partneri i tyre i ardhshëm.

Në kohën kur treshja aktuale e udhëheqësve qartazi e kanë marrë një udhë të acarimit të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, Kurti mund të ishte alternativa e së ardhmes. A di dhe a do Albini ta bëj një gjë të tillë? Jam i sigurt se Albini di, por nuk jam i sigurt se a do!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti të ri nga Korea e Jugut, gjiganti…