Icardi preferon Juven para Napolit

11 korrik 2019 | 12:33

Sulmuesi Mauro Icardi vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij, kurse presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

“Icardi gjithmonë do të dëshirojë të shkojë te Juventusi, por unë gjithashtu dua më shumë Insigne, sepse ai është lojtari që na duhet. Ndërsa në sulm kemi Mertens dhe Milik. Icardi është shumë i fortë, por kaq shumë kemi folur për të, sa tani ai duket më shumë 26-vjeç. Nuk ka rëndësi roli që ai ka në fushë, por potenciali i tij është i padiskutueshëm”, kanë qenë fjalët e De Laurentiis.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka luajtur edhe për Sampdorian, kurse për Kombëtaren e Argjentinës ka regjistruar vetëm tetë paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin…