Icardi rikthehet me gol. S’ka fitues në derbin Roma-Fiorentina

03 prill 2019 | 22:59

Inter ka mundur 4-0 Genoan në javën  e 30-të të Serisë A dhe ka përforcuar vendin e tretë në renditje.

Lajmi tjetër i mirë për zikaltrit ka qenë edhe kthimi në fushë nga minuta e parë Mauro Icardi-t, i cili nuk luante që nga 14 shkurti i kaluar.

Ish-kapiteni i zikaltërve ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij me penallti. Golat e tjerë të skuadrës së Spalletti-t janë realizuar nga Gagliardini (15’, 81’) dhe Perisiq (54’). Genoa ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 39-të.

Kjo fitore e zikaltërve është bërë akoma më e rëndësishme nga ndalesat e Lazio-s së Strkoshës dhe Roma-s, dy rivale direkte në garën për një vend në Champions.  Lacialët janë mposhtur 1-0 në fushën e Spal-it, ndërsa Roma ka barazuar 2-2 me Fiorentinan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbrëmjen e sotme të Premier Ligës, ekipet “big” janë…