Idealisti Fehmi Shaqiri ndahet nga jeta!

19 mars 2024 | 16:25

Fehmi Shaqiri i lindur 05.02.1970, në fshatin Rahovicë, gjate luftës së Kosovës ishte në radhët e organizuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve 1997 e këndej. Pas luftës së UÇK-së, hyrjes të forcave aleate të NATO-s në Republikën e Kosovës në qershor të vitit 1999 e të çlirimit të saj, Fehmiu ka vazhduar furnizimin me armë për Luginë të Preshevës dhe ruajtjen e armatimit nëpër depo për UÇPMB- në. Gjatë luftës në Zonën Operative të Preshevës ka qenë i angazhuar si komandant i Policisë Ushtarake,  i cili ka marrë pjesë në betejat që janë zhvilluar në kuadër të Brigadës “113 Ibrahim Fejzullahu”.

Pas Marrëveshjeve e përfundimit të luftës në Luginë , ka vazhduar të jetoj e punoj në Rahovicë.

Fehmi Shaqiri, për aq, sa jetoi e punoi, njihej si njeri i mirë, familjar i përkushtuar e shok i vërtet! Kohëve të fundit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri iu keqësua dukshëm gjendja shëndetësore. Familjarët, shokët e miqtë e kuptuan, se sëmundja po i shtrihej shpejt në trupin e tij. Më 17 mars u nda nga ne Fehmi Shaqiri!

E lavdishme jeta dhe vepra jote! E rëndë ndarja nga ti!

Të qoftë i lehtë dheu i tokës Arbërore, shoku im i idealit, shoku i shokëve të mi, shoku e bashkëluftëtari i vëllezërve të mi!

E kujton Menderes Zeneli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se…