IDF-ja izraelite: Nuk jemi përgjegjës për sulmin mbi konvojin me civilë palestinezë në Gazë

15 tetor 2023 | 08:47

Sulmi ajror mbi civilët që po iknin nga veriu i Gazës nuk është kryer nga Izraeli, ka bërë të ditur zëdhënësi i forcave mbrojtëse të Izraelitet, koloneli Peter Lerner.

Duke folur për Sky News, ai tha se është i brengosur për pengjet e marrë nga Hamasi dhe  se janë “duke punuar” për të identifikuar trupat e gjetur në terren, transmeton Telegrafi.

Hamasi tha se 70 persona, përfshirë gra e fëmijë janë vrarë në sulmin e konvojit derisa po tentonin të iknin nga Gaza.

I pyetur për konvojin me civilë nga veriu dhe jugu në Gazë, koloneli Lerner pretendon se Izraeli nuk është përgjegjës për sulmin.

“Pas një analize të bërë nuk janë kryer sulme nga IDF-ja, dhe duket se Hamasi kishte vendosur pengesa në rrugë”, shtoi ai.

Madje Lerner pretendon se që nga “fillimi e ka ditur se IDF-ja nuk e ka kryer sulmin ajror”.

I pyetur për vdekje e gazetarit të Reuters, Issam Abdallah, që u vra pasi një raketë goditi Libanin, ai shtoi: “është një zonë konflikti dhe është shumë e rrezikshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari ka filluar të pranojë pagesa në kriptomonedhë për veturat…