Idrizi për financimin nga Ministria e Bujqësisë: Projektin e zgjerimit të rrjetit të ujitjes e kemi gati

09 korrik 2022 | 18:29

Komuna e Vushtrrisë e ka gati projektin për sistemin e ujitjes për të cilin u mbështet me afro 200 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Pjesa që është në përgjegjësinë e komunës ka përfunduar dhe tani është në dorën e mnistrisë që si financuese ta përfundojë pjesën tjetër të punës për ta realizuar projektin e zgjerimit të rrjetit të ujitjes në Vushtrri.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka shprehur falënderim ndaj ministrit Faton Peci për mbështetjen që ju dhanë në këtë drejtim me një shumë prej 196 mijë e eurosh.

“Komuna ka 1,500 hektarë nën sistem të ujitjes dhe duke pasë parasysh zhvillimin e bujqësisë kemi parë nevojën që të shtojmë sistemin e ujësjellësit”.

“Me procedurat e tenderimit do të merret Ministria e Bujqësisë. Neve na takon ta dorëzojmë projektin. E kemi pothuajse të gatshëm dhe do t’ua ofrojmë dhe besoj që shumë shpejt ata do të fillojnë me procedurat e tenderimit”, është shprehur Idrizi për emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.

Idrizi ka thënë se ky nuk është projekti i vetëm që qeveria i mbështet si komunë.

Derisa për fushatën e korrje-shitjeve ka përmendur se është duke vijuar mbarë dhe që rendimenti do të jetë mesatar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megi Pojani është një nga personazhet më të përfolura të…