“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: Sa erdhi ajo u gjallërove

29 tetor 2021 | 11:41

Që kur hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beniada dhe Arditi, u afruan shumë me njëri-tjetrin. Madje fillimisht u tha se mes tyre mund të lindte ndonjë histori dashurie, por që këto aludime u hodhën poshtë nga modelja bukuroshe.

Ata u zgjodhën edhe si çifti i parë për dasmën e mbajtur brenda shtëpisë, ku nuk mungoi një puthje në buzë. Por hyrja e vajzave të reja ka shkaktuar dhe xhelozi.

Mbrëmjen e djeshme Beniada u bë xheloze që Arditi po qeshte e po rrinte me Beatrixin ndërkohë që banorëve të tjerë u tha se po bënte lojë.

“Ik te Beatriksi ik, një e dy ngele tu e pa, ik te ajo ik se sa erdhi ajo u gjallërove, e kape, e puthe, ik tani…”, i tha Beniada Arditit.

Megjithatë kur po qëndronte veçmas me Arditin, modelja i tha se e nisi si lojë, por sërish nuk i vjen mirë kur e sheh me dikë tjetër.

“Po u tallja, por një çik ato gjërat që thashë i mendoj”, i tha Beniada.

“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: SaV“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: Sa“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: Sa“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: Sa“Ik tek ajo ik”, Beniada bëhet xheloze për Arditin: Sa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme vajzat e “Big Brother VIP” kanë dhënë…