IKSHPK-ja: Qytetarët që furnizohen nga Badovci të mos e përdorin ujin për pije

19 tetor 2023 | 21:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Kjo thirrje nga IKSHPK-ja është bërë pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

“IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë. IKSHPK apelon te qytetaret të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”, është thënë në komunikatën e IKShPK-së.

Në njoftimin e Institutit janë bërë të ditura edhe zonat të cilat s’duhet ta përdorin ujin për pije.

“IKSHPK do të vazhdojë me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës në këto zona. Bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” është në vijimësi deri në normalizimin e vlerave referente”.

“Ju lutemi që t’i referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të IKSHPK-së për këto të dhëna”, thuhet në reagim.

Më 19 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka kërcënuar me ndërprerje të punës në rast se nuk zgjidhet problemi me ujë me të cilin po përballet për tri ditë.

Përmes një komunikate nga Gjykata, kanë thënë se ka mungesë të ujit tash e tri ditë dhe kjo e ka vështirësuar punën e stafit.

“Kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë, po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë”, thuhet nga Gjykata.

Po ashtu, kanë kërkuar nga autoritetet kompetente, KRU “Prishtina” dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

IKSHPK bën monitorim dhe përcjelljen e cilësisë së ujit të pijshëm në vend.

Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit.

Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit.

IKSHPK ka ngritur shkallën e gadishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

IKSHPK apelon te qytetarēt të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgaditje të ushqimit deri në njoftimin e rradhës.

Këto zona janë:

Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave qe furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala

IKSHPK do të vazhdojë me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës në këto zona.

Bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” është në vijimësi deri në normalizimin e vlerave referente.

Ju lutemi që t’i referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të IKSHPK-së për këto të dhëna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli tërhoqi të enjten të gjithë diplomatët e tij nga…