Ilir Meta konfirmohet kryetar i Partisë së Lirisë

29 tetor 2022 | 21:20

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë ka konfirmuarIlir Metën si kryetar i PL, i cili ishte në garë me veten e tij me 719 vota.

Meta arriti të marrë 719 vota pro dhe 3 kundër.

“Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë ka përfunduar edhe verifikimin e respektimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të të rinjve, sipas proporcioneve të parashikuara në Statut.

Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë.

Në votimin për Kryetarin e Partisë së Lirisë, morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Kryetarit të Partisë, Z. Ilir Metaj.

Në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim”, tha në një deklaratë për mediat, sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PL, Silva Caka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin…