Ilir Meta mbërrin në Skrapar për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait, shoqërohet nga policia
02 qershor 2026
| 12:19
Kreu i Partisë së Lirisë, ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta, është larguar sot nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta, i cili vdiq dje në moshën 83-vjeçare.
Siç raporton “Top Channel”, Meta ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.
Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.
Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta.



