Ilir Meta thotë se Shqipëria e meriton anëtarësimin në BE

10 maj 2018 | 10:30

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar të mërkurën qytetin e Përmetit, me rastin e hapjes zyrtare të sezonit turistik, ku u prit nga kryetari i Bashkisë, Niko Shupuli.

“Është një kënaqësi e veçantë që të jem me ju, më 9 Maj dhe t’ju uroj gëzuar Ditën e Evropës! Shpresoj që brenda qershorit të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi besoj se Shqipëria e meriton. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë, por sidomos përmetarët janë ndër të parët që e meritojnë për shkak të qytetarisë së jashtëzakonshme që kanë demonstruar në të gjitha kohët”.

“Qyteti juaj është i bukur në çdo kohë, por në pranverë Përmeti është një destinacion i jashtëzakonshëm dhe mjaft frymëzues për të gjithë dhe e di që këtu ka vështirësi për të gjetur dhoma e kapacitete akomoduese për turistët për shkak të rritjes së fluksit të tyre në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe kjo është një gjë mjaft pozitive”, ka deklaruar ai, raporton Top Channel.

Kreu i shtetit shqiptar i dha titullin “Mjeshtër i Madh” sportistit dhe trajnerit të spikatur përmetar Ethem Kaso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjendja jostabile e…