Imeri: Keshi po ndikon në rritjen e nivelit të informalitetit

30 dhjetor 2017 | 11:45

Një ndër problemet më të cilat përballet Administratat Tatimore e Kosovës (ATK) është informaliteti.  Luftimi i ekonomisë joformale sipas kreut të ATK-së, Sakip Imeri është përgjegjësi e të gjitha institucioneve.

“Ekonomia joformale është kategori shumë komplekse nuk është vetëm përgjegjësi e Administratës Tatimore është përgjegjësi institucionale e përgjithshme këtu ka edhe zbrastirë ligjore që e bën prezencën e ekonomisë joformale të jetë në nivelin e lartë”, ka thënë Imeri.

Sipas tij, pagesat me para të gatshme e të punësuarve është një ndër faktorët që po ndikon në nivelin e lartë të ekonomisë joformale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Pastaj është edhe pjesa tjetër e cila gjithashtu është zbrastirë ligjore, pagesat e pagave të të punësuarve me para të gatshme do me thënë prezenca e keshit në Kosovë është edhe një prej faktorëve që ndikon në prezencën e madhe të ekonomisë joformale”, u shpreh ai.

Paraja elektronike apo ndryshe e quajtur edhe Bitcoin sipas Imerit do të jetë i vështirë për t’u funksionalizuar në Kosovë, pasi siç ka thënë ai është një proces i ri jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera.

“Çdo aktivitet i ri biznesor ka edhe përparësitë e veta edhe rreziqet, sigurisht rriksu për Admistratën Tatimore është se nuk jemi shumë të familjarizuar me këtë proces të parasë virtuale Por paraja virtuale e njohur tash si Bitcoin janë aktivitete që nuk janë fillestarë vetëm në Kosovë por janë shumë të panjohura për të gjitha shtetet”, ka thënë Imeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftatërët e tij…