Imeri vlerëson lartë bashkëpunimin me GIZ-in

26 janar 11:24

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka çmuar lartë bashkëpunimin me GIZ-in.

“Jemi mirënjohëse dhe çmojmë shumë bashkëpunimin me GIZ-in, i cili Administratën Tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, në zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës, dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”, ka thënë Imeri në punëtorinë vjetore të organizuar nga GIZ-i, ku u diskutua për objektivat e ATK-së për vitin 2018 dhe bashkëpunimi ATK-GIZ.

Po ashtu, në këtë punëtori u diskutua edhe projekt i quajtur “Behavioral insights” (vështrimi mbi sjelljen e tatimpaguesve).

Ky projekt për GIZ-në dhe ATK-në shërben si pilot projekt, për të zbuluar përfitimet e qasjes “behavioraliste” në këtë fushë për të mobilizuar resurset publike. Projekti do të zgjasë nga muaji janar deri në muajin dhjetor 2018.

Një pjesë e veçantë në këtë punëtori iu kushtua prezantimit të rezultateve nga anketimi me tatimpagues për vitin 2017, aktivitet ky i cili është realizuar me përkrahje të GIZ-it nga një kompani e pavarur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Universiteti “Kadri…