Immobile: Do të qëndroj përjetë te Lazio

11 gusht 2020 | 13:37

Golashënuesi më i mirë në Serinë A dhe fitues i “Këpucës së Artë” në Europë nuk ka ndërmend të largohet nga Lazio.

Immobile shpërtheu nën drejtimin e Simone Inzaghit, duke shënuar emrin në regjistrin e artë të futbollit italian. Ciro nuk ka asnjë dilemë sa i përket të ardhmes së tij, e cila do të mbetet e pikturuar me ngjyrat bardhekaltër.

“Kam ndërmend të lidhem përgjithmonë me Lazion. Rinovimi do të jetë tre vjet, kështu që kontrata do të skadojë në vitin 2025, kur të bëhem 35 vjeç. Para se të mbërrija te Lazio, kontaktet me Napolin ishin të shpeshta, por për një arsye apo një tjetër nuk u arrit marrëveshja.

Napoli është qyteti ku unë kam lindur, gjithmonë e ndjek Napolin me dashuri, por ajo që Lazio më ka dhënë dhe po më jep është e paçmueshme“, deklaroi Immobile në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

Immobile pritet që shumë shpejt të nënshkruajë një kontratë të re, nga e cila do të përfitojë edhe një rrogë më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Agjencisë së Statisitkave të Kosovës (ASK), Inflacioni mujor i…