Inaugurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Zhegër

04 nëntor 2020 | 14:41

Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme.

Drejtoria e Arsimit  në kuadër të bashkëpunimit me  organizatën “Save the Children International:, përmes  këtij projekti  mëton të kontribuojë në arritjen e synimit që fëmijët  e moshës 3-5 vjeç, të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin holistic, duke u mundësuar fëmijëve që të rriten me potencialin e tyre të  plotë.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar fëmijët, stafin dhe komunitetin e fshatit Zheger për hapjen e kësaj qendre si dhe ka falënderuar “Save The Children” për mbështetjen e vazhdueshme arsimit në komunën e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar lidhur…