Inaugurohet statuja dedikuar Kobe Bryantit  

09 shkurt 2024 | 12:53

Kanë kaluar katër vjet nga tragjedia ajrore që i mori jetën 9 personave në Los Anxhelos (humbën jetën pas përplasjes së helikopterit të tyre).

Mes tyre edhe ish-basketbollisti Kobe Bryant e vajza e tij Gina. Në këtë 4-vjetor, në Los Anxhelos u inaugurua një statujë gjigante dedikuar Kobe Bryant, pesë herë kampion në NBA me fanellën e Lakersave. Fanellë që e veshi përgjatë gjithë karrierës së tij.

Një statujë frymëzuar nga dita kur “black mamba” realizoi 81 pikë në vitin 2006, në ndeshjen ndaj Torontos. Një lojtar që ka frymëzuar miliona njerëz anembanë botës.

Në ceremoninë e inaugurimit të statujës mjaft ikona të NBA-s si Phil Jackson, Kareem Abdul Jabbar, Dereck Fisher, Jeanie Buss dhe bashkëshortja e lojtarit, Vanessa Bryant. E padyshim qindra tifozë që e kanë dashur Kobe Bryant.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka reaguar kryeministrit…