Indiferenca ndaj Gjykatës Speciale

30 dhjetor 2023 | 19:06

Shkruan: Sali Bislimi

Si kuptohet logjika e heshtjes, e politikës së Kosovës dhe klasës intelektuale akademike që ka vendi, shoqërisë së lirë, OJQ-ve të ndryshme që nuk janë nivelin e duhur për të mbrojtur interesin vital të Kosovës, pengjet në Hagë.
Kur politika ndërkombëtare favorizoj Vuçiqin si ministër i kabinetit të Millosheviqit për qindra masakra në Kosovë, ajo me turp merret me Kosovën dhe lirinë e saj duke vënë në bankën e të akuzuarve ata që luftuan dhe u mbrojtën nga kasapi i Ballkanit.
Tek shqiptarët si kuptohet heshtja ku humbi guximi për t’i thënë kolektivisht Hagës se lloji i kësaj gjykate nuk bën drejtësinë për të krijuar paqen afatgjate përderisa serbët nuk janë pjesë e saj.
Kjo gjykatë ishte detyrim për ta themeluar por ajo sot abuzon me qëndrimet dhe formën që trajton mbi të gjitha ish-presidentin Hashim Thaçi, si një lider i luftës, paqes, dhe integrimit në vlerat euroatlantike të Kosovës si shembull për rajonin.
Kohëzgjatja e këtij gjykimi është dëshmia tjetër se mungojnë faktet për t’i gjykuar sepse që nga fillimi ishte vetëm një paragjykim dhe do përfundon si e tillë, vetëm humbja e viteve është e dhimbshme, sepse ata janë heronjtë tanë që me shekuj Kosova i ka pritur.
Shpresa e vetme është që në atë gjykatë janë amerikanët me të cilët së bashku fituam lirinë, dhe besoj që së bashku me ta do ta fitojmë edhe këtë betejë të drejtësisë anti-shqiptare.
Llojin e patriotëve si kërpudhat pas shiut është shembulli më i keq që u servohet gjeneratave të reja, pos që është i ulet nuk është edhe mentalitet evropian.
Andej Kosovë mos u vono, tregoje veten, jepi zë historisë së lavdishme, mos të zë turpi se të humbet Lavdia!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994 /…