Indisë i kërkohet ta sqarojë pozicionin e saj për Jerusalemin

18 dhjetor 2017 | 11:27

Një mori ambasadorësh arabë i kanë kërkuar Indisë ta sqarojë pozicionin e saj sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendim, duke deklaruar se po ashtu planifikon ta bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Shtete të ndryshme në botë, duke përfshirë aleatët e ShBA-së, Britaninë e Madhe ne Francën e kanë kritikuar vendimin e Trumpit, ndërsa India nuk ka marrë ndonjë qëndrim.

Në vend të saj, ministria e Jashtme indiane ka thënë përmes një deklarate se pozicioni i Indisë është i pavarur nga çdo palë e tretë, raporton “Rel”.

Ky njoftim ka shtuar kritikat në Indi, duke u cilësuar si i pamjaftueshëm dhe kundër palestinezëve. Izraeli pretendon se i gjithë Jerusalemi është kryeqytet i tyre.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen derisa kanë thënë se vendimi i Trumpit ka rrezikuar shpresat për zgjidhjen e konfliktit mes dy palëve.

Javën e kaluar, të dërguarit e shteteve arabe duke përfshirë, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Kuvajtin janë takuar në Nju Delhi së bashku me ministrin e Jashtëm indian, M.J. Akbar, me qëllim të njoftimit të qeverisë indiane për takimin e Ligës Arabe dhe vendimit të tyre për ta dënuar vendimin e ShBA-së.

Është thënë se të dërguarit kanë kërkuar përgjigje më të drejtpërdrejtë. Mirëpo Akbar ka thënë se qeveria nuk ka plan të dalë me ndonjë vendim të mëtejmë lidhur me Jerusalemin.

India ka qenë më parë përkrahëse e palestinezëve. Mirëpo me udhëheqjen e kryeministrit, Narendra Modi, Nju Delhi ka krijuar qasje më të hapur ndaj Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se po planifikonte shkarkimin…