Infantino: Kosova është vend special  

30 shtator 2022 | 16:16

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në konferencë për media ka thënë së është kënaqësi e madhe që është në Kosovë. AI foli për stadiumin kombetarë dhe legjendën Fadil Vokrri.

“Më leni të them që është kënaqësi dhe nder që jam në Kosovë dhe të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin e parë timin si president. U takova me krerët e shtetit, me të gjithë komunitetin futbollistik në vend. Ju falënderoj të gjithëve që e promovoni sportin. Kosova është vend special, shumë i ri. Është vend i bekuar nga futbolli kur shikon talentin që ka. Biseduam për stadiumin kombëtar për këtë vend, që do të ishte krenari dhe simbol për këtë vend”, u shpreh Infantino.

“Dua të kujtoj personin që e kam njohur që ka bërë shumë për vendin, për futbollin, që e kam njohur menjëherë pasi u bëra president i FIFA-s. Gjëja e parë që bëra kur erdha këtu ishte të vizitoja shtatorin e Vokrrit dhe stadiumin që mban emrin e tij”, ka deklaruar Infantino.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë…