Infektohen me Covid 19 nxënës dhe pesë mësimdhënës në shkollën “Dardania”

30 tetor 2020 | 14:26

Në shkollën “Dardania” në Prishtinë kanë dalë pozitivë me Covid-19 pesë mësimdhënës dhe 16 nxënës.

Këtë lajm e ka bërë me dije kjo shkollë me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, duke shtuar se shkolla prej ditës së sotme duhet të kalojë nga skenari A (prezencë fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë)

“Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do t’ju njoftojmë në kohë reale”.

“Andaj, Task Forca merr vendim që të zbatohet rekomandimi i Ministrisë së shëndetësisë dhe të kalohet nga skenari A në Skenarin C”, ka njoftuar shkolla “Dardania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG-ja, raporton “OK Diaro”.…