Infektohen me Covid dy persona në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi

29 shtator 2020 | 13:40

Dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Megjithatë mësimi në këtë shkollë po vazhdon.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli për “Express”.

Sipas tij, deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar, dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për medie kanë dhënë…