Infermierët të pakënaqur me marrëveshjen e Qeverisë me FSSHK-në

29 tetor 2020 | 12:14

Sindikata e infermierëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilët sot kanë arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë, raporton “Epoka e re”.

Sipas reagimit të kësaj sindikate, infermierët ndihen të diskriminuar nga kjo marrëveshje.  “Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndihet e indinjuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me diskriminimin që iu është bërë infermierëve në shtesat bazuar në Ligjin anti Covid. Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250 euro në muaj, 150 euro për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mos vlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit”, është thënë në reagim.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë marrëveshjen, pasi siç thonë ata kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësor.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë. Sindikata e Infermierëve të Kosovës pas takimit me kryesinë e Sindikatës do dal me njoftimin mbi veprimet sindikale që do ndërmarrim në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj marrëveshje diskriminuese”, është thënë në reagimin e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…