Iniesta: Nuk kam vendosur të qëndrojë apo të largohem

22 mars 2018 | 17:33

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka bërë të qartë se arsyeja se pse po e mendon largimin nga klubi fanellën e të cilës e barti për më shumë se 20 vite, është nga frika se nuk mund të japë atë çka kërkohet për shkak se në maj mbush 34 vjet.

“Nuk kam vendosur ende 100% nëse do të qëndrojë apo të largohem. Nëse qëndroj, do të jetë sepse mund të përformoj 200%”, ka thënë Iniesta.

“Nëse largohem, do të jetë sepse nuk mund të jap 200% që klubi kërkon dhe e meriton nga unë. Ky është dyshimi që kam”, ka deklaruar Iniesta, i cili paralajmëroi se mund të pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës pas Kupës së Botës në Rusi. Iniesta është pjesë e Barcelonës që nga viti 1996.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se…