Insajderi: Dy zyrtarë të Policisë erdhën në redaksi, ftuan për intervistim Parim Ollurin

17 prill 2021 | 13:32

Gazeta Insajderi shkruan sot se zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë shkuar në mëngjesin e sotëm në redaksinë e tyre, pas publikimit të hulumtimit rreth vaksinave.

“Dy zyrtarë policor në mëngjesin e sotëm kane qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave”, shkruan Insajderi.

Nga kjo gazetë raportojnë se është ftuar që të intervistohet në Polici, drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës.

Ndërkohë sot Prokuroria Themelore ka sqaruar se nuk do të ketë hetime ndaj gazetarëve, por ndaj zyrtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas hulumtimit të Insajderit për…