Inspektorët e Gjilanit lirojnë hapësirat publike

07 gusht 2022 | 12:09

Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve të cilat janë vendosur pa u pajisur me leje.

Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se çdo biznes i cili shfrytëzon hapësirat publike duhet të pajiset me leje për shfrytëzim të hapësirës.

“Inkurajojmë çdo biznes që të sigurojë lejen dhe të vazhdojë punën”, ka thënë drejtoresha e Inspekcionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar për mot jostabil në javën e…