Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën

13 mars 2023 | 12:19

Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Kështu është thënë të hënën në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Në diskutimin për “një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva” është kërkuar nga niveli lokal zbatim më të madh të akteve ligjore dhe nënligjore.

Drejtori i KLGI, Valmir Gashi, ka thënë se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur, raporton “Ksp”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal.

Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka thënë se se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Muharremi, kritik i artit Arti është forcë e brendësisë,…