Inter Miami me oferët për Pep Guardiolën
David Beckham është gati të bëjë gjithçka që duhet për të sjellë Guardiolën në krye të Inter Miami.
Sipas “The Mirror”, presidenti i Inter Miami, David Beckham, i ka ofruar 55-vjeçarit Pep Guardiola pozicionin e trajnerit kryesor në ekipin amerikan.
Burimet kanë thënë se Guardiola është një nënshkrim i vërtetë ëndrrash për Inter Miamin, dhe presidenti i klubit, David Beckham është i gatshëm të bëjë çmos për të siguruar marrëveshjen e tij.
Megjithatë, Guardiola e ka refuzuar ofertën, pasi nuk ka ndërmend të ndryshojë planet e tij pas largimit nga Manchester City. Guardiola mbetet i përkushtuar për t’u rikthyer në futboll si trajner kryesor i një skuadre kombëtare dhe jo i një klubi tjetër.
Guardiola ka njoftuar se është larguar nga Manchester City dhepër momentin nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e një klubi të ri, pasi dëshiron të bëjë një pushim.



