Inter Miami nuk heq dorë, dëshiron Messin verën e ardhshme

18 shtator 22:02

Inter Miami dëshiron dhe pret Leo Messin verën e ardhshme.

Edhe pse futbollisti nënshkroi për dy sezone me PSG, deri në vitin 2023, ai mund të ketë një klauzolë lirimi nëse e konsideron të përshtatshme.

Nga ana e tij, ekipi i MLS po bën presion që argjentinasi të zbarkojë në Florida pas një viti dhe kështu të jetë në gjendje të gëzojë nivelin e tij maksimal për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjithçka do të varet nga ajo që arrihet këtë sezon dhe kjo është se PSG aspiron për Ligën e Kampionëve, një ëndërr e klubit gjithashtu objektiv prioritar i ish-lojtarit të Barcelonës.

Nëse skuadra franceze merr titulliun evropian, Messi mund të përfundojë fazën e tij në Evropë, por nëse jo, ai mund të provojë vitin e ardhshëm.

Nga Miami ata besojnë në bindjen e futbollistit për të arritur në Shtetet e Bashkuara tani dhe kjo është shtylla në të cilën bazohet e ardhmja e eksluzivitetit.

Higuan pranoi në intervistën e tij të fundit për ESPN se Inter Miami tashmë e do Messin, megjithatë ai shmang shpjegimet e mëtejshme për të mos u futur në telashe: “Unë nuk dua të futem në telashe. Une nuk di për Leoin në Miami. Ai nënshkroi për vite me PSG… Ne nuk kemi arritur një marrrëveshje, por klubi e dëshiron atë, do të shohim…”, përfundon Higuain.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologut Alban Mazreku dega e PDK-së në Malishevë sërish ia…