Interi e mbyll me fitore vitin 2022

13 nëntor 2022 | 14:32

Interi ka fituar ndeshjen kundër Atalanta.

“Nerazzurrët” kanë fituar me përmbysje 3:2 në udhëtim te Atalanta.

Kështu ekipi i Simone Izaghit e ka mbyllur me fitore ndeshjen e fundit për vitin 2022, për shkak të pushimit të Kupës së Botës.

Interi fillimisht ishin në disavantazh, pasi në minutën e 25-të Lookmani ka shënuar nga penalltia.

Por, mysafirët menjëherë kanë kërkuar golin e barazimit dhe këtë e arritën kur pas një harkimi të mirë në zonë nga Lautaro Martinez, ka shënuar Edin Dzeko.

Pjesa e parë është mbyllur 1:1.

Interi në pjesën e dytë ishin edhe më kërkues, duke shënuar edhe dy herë.

Në minutën e 56-të ka kaluar në epërsi sërish me anë të Dzekos. Për rezultatin final 3:1 është përkujdesur Palomino, i cili në minutën e 62-të ka shënuar autogol.

Atalanta ka arritur të ngushtojnë epërsinë, kur në minutën e 77-të ka realizuar Palomino.

Por, kjo ishte e tëra që vendasit kanë arritur të bëjnë.

Pas kësaj fitore Interi pozicionohen në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Atalanta ndodhen në pozitën e gjashtë me 27 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në lidhje me…