Interi “ëndërron” transferimin e Modriqit

01 gusht 2018 | 13:40

Skuadra e Interit është “dashuruar” në futbollistët kroat.

Kjo skuadër pas Perishqit dhe Brozovqit ka transferuar mbrojtësin Vrsaljko, por kjo nuk është e tera për faktin se drejtuesit e këtij klubi janë të interesuar edhe për Luka Modriqin.

Pavarësisht interesimit të Interit, Real Madridi vështirë se do të heq dorë nga mesfushori i saj, sepse pas largimit të Cristiano Ronaldos, largimi eventual i Modriqit do të ishte një goditje e madhe për klubin.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bandë hajdutësh kanë vjedhur dy kurora dhe një rruzull…