Interi fiton Kupën e Italisë

24 maj 2023 | 23:00

Interi ka fituar Kupën e Italisë pas fitores 1-2 ndaj Fiorentinës në “Firence”.

Ndeshja nisi në malore për zikaltërit. Skuadra e drejtuar nga Vicenzo Italiano ia doli të shënojë një nga golat më të shpejtë në historinë e finaleve të Kupës së Italisë. Argjentinasi Gonzalez dërgoi topin pas shpinës së Onanas, pas dy minutash lojë.

Ekipi nga Milano përmbysi shifrat brenda pjesës së parë. Lautaro Martinez ishte heroi i Interit me golat e tij në minutën e 29-të dhe 37-të.

Fiore rriti ndjeshëm presionin në pjesën e dytë dhe iu afruan disa herë golit të barazimit, por Handanovic tregoi se ishte në një natë të mirë.

Djemtë e Inzaghit patën mundësinë të mbyllnin një herë e mirë hesapet. Fillimisht ishte Gosens që la një rast me portën e boshatisur, ndërsa më pas Lukaku nuk  u tregua i saktë para porte.

Deri në fund rezultati do ishte i pandryshueshëm, me Interin që merr Kupën e Italisë për herë të nëntë në histori, pas atyre të viteve 1939, 1978, 1982, 2005, 2006, 2010, 2011 dhe 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…