Interi fiton ndaj Venezias

27 nëntor 2021 | 22:49

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit ka arritur që të marrë një fitore tjetër në kampionat 2-0 ndaj Venezias dhe tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg Napolit dhe Milanit.

Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen në tranfertë falë një super goli të shënuar nga Hakan Calhanoglu me një goditje nga distanca. Më tej Interi arriti që të ruante rezultatin deri në fundin e ndeshjes. Në fundin e ndeshjes, Lautaro Martinez do të shënonte dhe golin e dytë nga pika e bardhë.

Me këtë sukses Interi konfirmohet si skuadra për t’u mundur, teksa kujtojmë se janë dhe kampionët në fuqi. Ardhja e Inzaghit nuk ka ndryshuar asgjë, zikaltrit janë cinik dhe të fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norwich ka barazuar pa gola me Wolves në ndeshjen e…