Interi kundër Milanit, Inzaghi: Gjysmëfinale ëndrrash  

20 prill 2023 | 12:41

Simone Inzaghi merr frymë lirisht pas suksesit përballë Benfikës, arritja e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është sigurisht një hap shumë i madh në karrierën e teknikut zikaltër: “Është gëzim i madh, një mbrëmje e madhe për të gjithë Interin. Kemi bërë një ndeshje të madhe, e merituam të kalonim më tej kundër një skuadre të mirë që ka humbur vetëm dy ndeshje. Kjo gjysmëfinale ishte një ëndërr, por tani do ta jetojmë. Jam i lumtur për djemtë dhe për rrugëtimin që kemi bërë pasi dolëm nga një grup shumë i vështirë ndërsa ishim të gjithë bashkë”.

“Derbi me Milanin? T’i gjejmë përballë është një kënaqësi e madhe, derbi do të jetë një stimul më shumë për ne”, ka thënë Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë më…