Interi me dy mungesa të rëndësishme kundër Atleticos

11 mars 2024 | 16:05

Ndeshja fitimtare jashtë fushe ndaj Bologna i mori Interit e Simone Inzaghit dy lojtarë prej dëmtimeve. Marko Arnautoviq dhe Carlos Augusto u larguan para kohe nga beteja e vështirë ndaj Bologna dhe testet instrumentale që iu nënshtruan konfirmuan probleme muskulore që i bëjnë të padisponueshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Trajneri zikaltër nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin as ndaj Napolit në turin tjetër të kampionatit, ndërsa për anësorin brazilian nuk përjashtohet mundësia e një rikuperimi të shpejtë për të hyrë në skuadër.

Një rivlerësim i situatës është planifikuar për të dy lojtarët me kalimin e ditëve, por nëse sulmuesi austriak, i cili ishte vendimtar në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atleticos, mund të hipotezohet një rikthim në normalitet mes ndeshjeve kundër Empolit dhe Udinese, përkatësisht më 1 dhe 7 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi…