Interi mposht me lehtësi Salernitana

16 tetor 2022 | 14:52

Interi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Salernitana.

Skuadra e Simone Inzghit ka triumfuar 2:0 në shtëpi kundër Salernitana.

Interi gjatë gjithë takimit ishte skuadër më e mirë.

Po rridhte minuta e 14’ kur Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur për Interin.

Pjesa e parë është konkretizuar edhe me raste të tjera, por gola nuk u realizuan.

Edhe në 45 minutat e tjerë, Interi po kërkonte golin e qetësisë.

Atë e gjetën në minutën e 59’, pas një asistimi të mirë në zonë nga Henrikh Mkhitaryan realizoi Nicolo Barella.

Me këtë fitore Interi ka 18 pikë në vendin e shtatë, kurse Salernitana ka 10 në pozitën e 12.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, bashkë me Avni…