Interi mposhti sërish Milanin, kualifikohet në finale

16 maj 2023 | 23:00

Interi është skuadra e parë finaliste e Champions League për vitin 2023. Skuadra zikaltër ka arritur që të fitojë dhe sfidën e kthimit, 1-0 ndaj Milanit, duke siguruar biletën për në Stamboll.

Ishte një pjesë e parë më e mirë për skuadrën e Piolit që ju afrua në dy raste golit. Fillimisht në minutën e 11-të Brahim Diaz humbi një mundësi të artë përballë portierit, ndërkohë që në minutën e 38-të, Leao e dërgoi topin ngjitur me shtyllën. Në pjesën e dytë, Milani vuajti shumë, ndërkohë që Interi administroi më së miri lojën, duke mos lejuar asnjë hapësirë, madje do të gjente dhe golin.

Në minutën e 74-t, pas një aksioni të gjatë, Lautaro Martinez lirohet mjaft mirë nga mbrojtjes kuqezi dhe më pas me të majtën arrin që të mposht portierin Maignan. Minutat e fundit ishin thjeshtë një formalitet, pasi asgjë nuk do të ndryshonte. Interi rikthehet në finalen e Championsit pas 13 vitesh, kur për herë të fundit do të fitonte trofeun me “veshë të mëdhenj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se Republika…