Interi rikthen interesimin për Fekirin

16 shkurt 2021 | 11:03

Skuadra e Interit e ka rikthyer interesin për Nabil Fekir, i cili po bën një sezon shumë të mire me Betisin nën urdhrat e Pellegrinit.

27-vjeçari mund të luajë në rolin e organizatorit, por edhe anësorin në skemat e trajnerit italian ndaj dhe zikaltrit duan ta afrojnë.

Megjithatë, pandemia ka lënë pasojat e saj në financat e zikaltërve, që do të provojnë ta marrin francezin në këmbim të mesfushorit Matias Vecino, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo u bë një emër i famshëm pas rolit të…