Interi siguron kualifikimin

26 tetor 2022 | 20:44

Interi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Viktoria Plzen duke u kualifikuar tutje në fazën e nokautit.

Zikaltrit triumfuan 4:0 ndaj ekipit çek në “San Siro”. Mkhitaryan e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 35-të, për ta vazhduar Dzeko shtatë minuta më vonë.

Ky i fundit shënoi për 3:0 në minutën e 66-të, kurse golin e fundit e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Bayerni që luan prej orës 21:00 me Barcelonën.

Katalonasit tashmë nuk kanë gjasa për kualifikim dhe do të vazhdojnë garimin në Ligën e Evropës.

Kurse, Plzen gjendet në vendin e fundit, pa pikë dhe pa gjasa për t’u kualifikuar as në Ligën e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja Donjeta Sadiku siguroi së medaljen e bronztë në Kampionatin…