“Investimet në Kosovë para përfundimit të mandatit, janë fushatë elektorale”

07 mars 2024 | 08:19

Investimet e Qeverisë së Kosovës në prag të përfundimit të mandatit sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatri, janë fushatë elektorale e jo si investime të vërteta.

Duke u nisur nga rifillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, këto projekte, nga njohës të ekonomisë, po konsiderohen si praktikë për ta rimarrë pushtetin.

Një projekt i infrastrukturës i nisur për më shumë se një dekadë më parë, me gjasë do të përfundojë në fund të mandatit të qeverisë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së fundi morën pjesë në fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2”, Prishtinë – Mitrovicë, me ç’rast fajin për zvarritjen e këtij projekti ua hodhën qeverive të kaluara. Por, sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatri, kryeministri Kurti i ka nuhatur zgjedhjet e radhës dhe kësisoj, përmes këtyre projekteve, po bën hiç më pak se fushatë zgjedhore.

“…unë veç muj me ja kujtu atij dhe opinionit, i ka veç edhe 10 muaj mandat të rregullt, e nuk e ka fillu atë punë, u dashtë me kry qe tri vjet e kusur, e jo tash në fund të mandatit, por si duket e ka vërejtë shumë heret që duhet me e nisë fushatën, me këso far deklarimesh po mundohet me i bindë njerëzit që ka bo punë të madhe. Ajo është qe katër vjet asnjë kaci zall në atë vend nuk u qitë, e tash po fillojnë. Dhashtë Zoti e kryhet ajo, ska qare pa u kry një ditë, po për katër vjet mandat, sa e di unë për tri vjet është kry autostrada për Shkup, autostrada Ibrahim Rugova që lidhet me Shqipëri, e tash për 9 mijë e 700 metra, se di pse ka nevojë veç pe kuptoj si fillim të fushatës para zgjedhore edhe pse është pak herët se fushata i ka do far rregullash…”, tha Shatri.

Edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, vjerëson njësoj duke thënë se qeveritë veprojnë kështu në fund të mandatit për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve për t’i votuar.

“Praktika e investimeve në infrastrukturë dhe aty ku shihet, është dicka praktike dhe mësohet edhe në teorinë ekonomike, që Qeveritë kur të kenë këtë pjesën politike që duan ta rrimarin pushtetin ose ta vazhdojnë mandatin e tyre, zakonisht i ruajnë investimet në mandatin e fundit që pak a shumë qytetarit me i mbetë ajo se qeveria po bënë dicka, por një dicka, kjo qeveri mund të kujtohet për cdogjë tjetër por vetëm për pjesën e investimeve jo, për faktin që për tri vite e gjysmë nuk ka diçka të prekshme vetëm është fokusuar tek pjesa e politikave sociale…”, tha Kadriaj.

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë është një projekt i nisur para më shumë se dhjetë vjetësh, ndërsa pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndier në Shqipëri mbrëmjen e së mërkurës.…