Investimet strategjike: Kosova pranon 35 kërkesa nga kompani të ndryshme

24 nëntor 2020 | 13:49

Kosova ka pranuar 35 kërkesa nga kompani të ndryshime  për statusin e investitorit strategjik. Nga këto kërkesa, 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lidhur me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Sipas MTI-së, nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.

Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit. “Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit. Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës”.

Ditë më parë është bërë me dije se kanë dal në skenë edhe disa investitorë potencialë që kanë hyrë në garë për  Hotelin Grand.

Ministri e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se janë paraqitur tre investitorë të mundshëm strategjikë për “Hotelin Grand” në Prishtinë. Në anën tjetër votimi i Grupit Operacional për shqyrtimin e aplikimeve të këtyre investitorëve u shty për javën e ardhshme. “Kryesuesi i grupit operacional për subjektin aplikues “Unitas Energy AG” SH bëri të ditur se kjo kompani ka kërkuar afat shtesë deri në kompletimin e dokumentacionit. Në këtë takim u votua, me një vërejtje, grupi operacional për subjektin aplikues “Moxico Luma Kosovo Mining” LLC”, thuhet tutje në njoftim.

Numri i përgjithshëm i kompanive të huaja që operojnë në Kosovë, sipas një raportoi të vitit të kaluan,  arrin në rreth 4210, investimet në sistemin bankar paraqesin vlerën më të madhe financiare me kapital të huaj.

Kapitali i huaj ka një shpërndarje gjeografike të gjerë, nga më së 80 vende të botës, ku Shqipëria zë vendin e parë për nga numri i bizneseve të regjistruara Shpërndarja e kompanive të huaja investuese sipas sektorëve të ekonomisë .

Kurse,  sipas Bankës Qendrore të Kosovës shtetet që investojnë më së shumti në Kosovë janë Gjermania dhe Zvicra. Përveç tyre, miliona euro në vend kanë investuar edhe SHBA-të, Shqipëria dhe Sllovenia. “Gjatë vitit 2019, Gjermania dhe Zvicra kanë qenë dy shtete kryesore që kanë investuar në Kosovë. Të dyja së bashku përbëjnë 50 për qind të totalit të investimeve për periudhën janar-tetot 2019. Pas tyre është SHBA, Shqipëria dhe Sllovenia (me 12%, 6% respektivisht 4% ndaj totalit të investimeve direkte)”.

Vetëm deri në tetor të 2019-s, vlera e investimeve të huaja shkon në 257 milionë euro.

Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, vendi nuk po i tërheq më investitorët e huaj sikurse dikur. Përderisa në vitin 2007-të, vlera e investimeve të huaja kapte një shifër prej 440 milionë euro, tash mezi e kalon 200 milionëshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka vlerësuar…