Investitorët gjermanë shprehin interesim për investime në Klinë

10 dhjetor 2019 | 10:12

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë gjermane “Luma International GmbH”, të kryesuar nga Zeev Kliot, ku u diskutua mundësia e investimeve në Minierën e Boksitit në Volljakë.

Elezaj ka falënderuar Kliotin dhe përfaqësuesit e kompanisë për vizitën e realizuar dhe ka theksuar se Kosova është vend i pasur me resurse shumë të rëndësishme, të cilat ofrojnë mundësi të mira të investimit.

Më tutje, Elezaj ka shpalosur mundësitë e shkëlqyeshme që ofron Miniera e Boksitit për investime, por edhe si sektor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

Ndërsa Zeev Kliot dhe përfaqësuesit e kompanisë, kanë falënderuar kryetarin Elezaj për mikpritjen dhe kanë theksuar interesimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin për realizimin e investimeve në Klinë.

Gjatë këtij takimi Klioti ka shprehur interesim serioz për të investuar në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës, si një nga resurset më të rëndësishme minerare të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit sonte (e martë) e zhvillon ndeshjen më…