Inzaghi bashkon copëzat, Lautaro dhe Dimarco rikthehen në grup

03 janar 2024 | 11:34

Inzaghi më në fund mund të buzëqeshë para rifillimit të gjysmës së dytë të kampionatit italian.

Lautaro dhe Dimarco janë rikuperuar dhe pritet të kthehen në grup të enjten, maksimumi të premten dhe më pas të thirren për të luajtur kundër Veronës. Megjithatë, duke pasur parasysh intensitetin e angazhimeve që e presin skuadrën në janar, Inzaghi nuk pritet t’i startojë nga minuta e parë.

Tekniku italian planifikon që titullarë të jenë Arnautovic dhe Carlos Augusto, ndërsa Lautaron dhe Dimarcon pritet t’i aktivizojë gradualisht.

Gjithashtu pritet që transferimi më i ri i Interit, anësori kanadez Buchanan, të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas ka gjasa që ai të intergrohet në skuadër nga java e ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku…