Inzaghi e konfirmon: Asllani luan kundër Barcelonës

04 tetor 2022 | 12:00

Futbollisti shqiptar Kristian Asllani, do të luajë kundër Barcelonës. Kjo u konfirmua nga trajneri i Interit Simeone Inzaghi, gjatë një konference për media.

Inzaghi njoftoi se Asllani do të jetë në fushë nga minuta e parë. Ai tha se futbollisti shqiptar ka bërë një paraqitje fantastike kundër Romës.

“Sa i përket Asllanit, ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës. Tregoi ato kualitetet që i ka shfaqur prej ditës së parë që është në skuadër. Sigurisht që është i gatshëm të luajë kundër Barcelonës” – tha ai.

20-vjeçari iu bashkua Interit gjatë verës, teksa këtë edicion ka luajtur në katër ndeshje në total.

Inter sonte do ta luajë ndeshjen e xhiros së tretë kundër Barcelonës në kuadër të xhiros së tretë në Grupin C. Ndeshja luhet në “Giussepe Meazza” dhe nis nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje…