Inzaghi: Humbja na lëndon, e kishim në dorë kualifikimin

14 mars 2024 | 13:54

Trajneri Simone Inzaghi ka pranuar se Interi nuk ishte mësuar të humbiste dhe se ishte krenar për lojtarët e tij.

Tekniku zikaltër gjithashtu thekson se humbja dhemb dhe se skuadra e tij e kishte në dorë kualifikimin.

“Ka zhgënjim për klubin dhe gjithë familjen e Interit, por u thashë djemve se duhet të jenë krenarë për udhëtimin që kanë bërë. Ne ishim të pamposhtur në tetë ndeshje, por duhet të kishim bërë më mirë. E kishim ndeshjen në dorë, bëmë shumë gabime dhe kjo bëri diferencën. Mund të kishim bërë më shumë në ndeshjen e parë, por këtu duhet të kishim mbajtur epërsinë që na dha Dimarco”, ka thënë Inzaghi.

“Kjo skuadër nuk është mësuar të humbasë. Humbja duhet të lëndojë, ne e kishim kualifikimin në dorë. Megjithatë, jam super krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Është zhgënjyese për të gjithë ne, por tani kemi 10 ndeshje përpara në Serie A dhe duhet të përpiqemi t’i fitojmë për të arritur objektivin më të rëndësishëm”, ka shtuar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e ka quajtur vendim…